INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zyrtare, Hysaj rinovon deri në 2021-in me Napolin

Zyrtare, Hysaj rinovon deri në 2021-in me Napolin

Publikuar më: 10:56 06-10-2016

Është Zyrtare, Hysaj është i Napolit deri në vitin 2021. Një motiv më shumë qetësie për mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare para ndeshjes me Lihtenshtejnin dhe asaj me Spanjën. Ndërsa Hysaj ndodhet në grumbullim nën urdhërat e De Biasit, Presidenti i Napolit Aurelioo de Laurentiiis zyrtarizoi zgjatjen e bashkëpunimit kontraktual me shkodranin nëpërmjet profilit të tij në tëiter ku shkruan.

“Jam shumë i lumtur t’ju lajmëroj se Hysaj ka rinovuar për 5 vjet”. Lajmi është përcjellë menjëherë nga faqja zyrtare e Napolit ku shfaqet dhe fotoja e Hysajt ndërsa firmos kontratën e re, natyrisht e realizuar para se 22 vjecari të grumbullohej me Shqipërine, dhe mediat italiane që shtojnë se në kontratë parashikohet dhe një opsion për rinovimin automatik të saj deri në vitin 2022 .

Nuk jepen ndërkohë zyrtarisht detajet financiare të kontratës megjithëse fqaja e specializuar e merkatos calciomercato.com bën të ditur se Hysaj përfiton një rritje të ndjeshme të pagës së tij dhe do të arrijë të fusë në xhep deri në 3 milionë euro neto në sezon duke përfshirë këtu dhe bonuset, nga 600 mijë euro që ishte paga e tij vjetore.

Po ashtu nuk ka një konfirmim zyrtar edhe për sa i përket përfshirjes në kontratë të një klauzole prej 50 milionë eurosh në rast të prishjes së njanshme të saj, detaj ky që u paralajmërua nga mediat pranë Napolit.

Article Logic
Execution time: 0.0015270709991455