INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zyrtare: Ilir Meta zgjidhet president i Republikës së Shqipërisë

Zyrtare: Ilir Meta zgjidhet president i Republikës së Shqipërisë

Publikuar më: 17:08 28-04-2017

Ilir Meta zgjidhet i i ri i Republikës së Shqipërisë. Ka marrë fund kalvari i gjatë i raundeve për të zgjedhur presindetin e 7-të të Republikës së Shqipërisë  që nga koha kur vendi kaloi në sistemin pluralist.

U desh të shkohej në raundin e 4-ët të votimeve në parlament për të zgjedhur Ilir Metën presidentin që do të pasojë Bujar Nishanin në postin e kreut të shtetit. Votimi i shoqëruar me atmosferë të qetë dhe pa surpriza ka përfunduar me 87 vota “PRO” dhe vetëm 2 kundër. 87 deputetë kanë votuar “pro” Metës President, 2 vota kundër dhe asnjë e pavlefshme.Të pranishëm ishin 89 deputetë.

PROFILI  I KREUT TË KUVENDIT ILIR META

Meta u lind më 24.3.1969, në Skrapar. Edukimin fillestar e kreu në vendlindje më pas studimet universitare në kryeqytet në universitetin e Tiranës.

Kjo është skeda e kreut të ri të shtetit Ilir Metaj.

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë.

Master për Integrimin Ekonomik, Universiteti i Tiranës.

Veprimtaria profesionale:

2003-2004: Anëtar i Komisionit Ndërkombëtar për Ballkanin, i drejtuar nga Giuliano Amato.

2002-2003: Pedagog i jashtëm në Fakultetin e Ekonomisë, UT.

Veprimtaria politike:

1992-2000: Nënkryetar dhe kryetar i Forumit të Rinisë Eurosocialiste.

1993-2003: Anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste.

1993-1996: Nënkryetar i Partisë Socialiste.

1993-1996: Sekretar i marrëdhënieve ndërkombëtare i PS-së.1996-1997: Zëvendëskryetar i Komisionit të Jashtëm të Kuvendit të Shqipërisë

1997-1998: Kryetar i PS-së së Tiranës.

1997-1998: Sekretar Shteti për Integrimin Europian.

1998-1999: Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Integrimit.

1999-2002: Kryeministër.

2002-2003: Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm. shtator 2004: Kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI).2004-2006: Anëtar i Komisionit Ndërkombëtar për Ballkanin, kryesuar nga ish-Kryeministri Italian, Giuliano Amato.Shtator 2009 – shtator 2010: Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të JashtmeShtator 2010- janar 2011: Zëvendëskryeministër dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.10.09.2013: Kryetar i Kuvendit

Article Logic
Execution time: 0.0038790702819824