Anxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2021”. Këngëtarja mori pëlqimin e jurisë së Festivalit Kombëtar, duke grumbulluar 322 pikë nga votimi i 11 pjesëtarëve të jurisë. Peristeri la pas Viktor Tahirajn me këngën “Nënë” me 266 pikë dhe Gjergj Kaçinarin “Më jep jetë” me 245 pikë. Juria e përbërë nga Shefqet Aliu, Osman Mula, Spartak Tili, Erjon Sheme, Ruzhdi Keraj, Miron Kotani, Jaho Margjekaj, Kozma Dushi, Enver Shëngjergji, At Spiro Katundi dhe Rudolf Marku ndau për pjesëmarrësit edhe disa çmime që lidhen me garën muzikore të vitit, i cili këtë vit u zhvillua online. Edicioni i ardhshëm i “Eurovision” do të mbahet në Holandë, nga data 18 deri më 22 maj.
Renditja e plotë e këngëtarëve pjesëmarrës:
Anxhela Peristeri – “Karma” 322 pikë
Viktor Tahiraj – “Nënë” 266 pikë
Gjergj Kaçinari- “Më jep jetë” 245 pikë
Fejstina Mezini – “Kush je ti” 188 pikë
Uendi Mancaku- “Vesi i shpirtit” 137 pikë
Franc Koruni – “E morën botën” 135 pikë
Agim Poshka – “Vendi im” 122 pikë
Sardi Strugaj- Ka për të t’bër… 97 pikë
Stefan Marena – “Meteor” 82 pikë
Xhesika Polo – “Më mbron” 78 pikë
Florent Abrashi – “Vajzë” 76 pikë
Rosela Gjylbegu – Vashëzo 75 pikë
Mirud – “Nëse vdes” 71 pikë
Klint Çollaku – “Do t’ia dal” 66 pikë
Xhiljola Haveniku – “E lirë” 62 pikë
Kastro Zizo – “Vallja e jetës” 61 pikë
Devis Xherahu – “Peng” 58 pikë
Kamela Islamaj – “Kujtimet” 52 pikë
Enxhi Nasufi – “Njësoj” 50 pikë
Erik Lloshi – “Jo” 47 pikë
Evi Reçi – “Tjerr” 29 pikë
Orgesa Zaimi – “Valixhja e k…” 26 pikë
Inis Neziri – “Pendesë” 25 pikë
Fatos Shabani – “Ty” 13 pikë
Manjola Nallbani – “Ora e jetës” 11 pikë
Era Rusi – “Zjarri im” 0 pikë