Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar me anë të një postimi në Facebook se italiani Marco Veronese është emëruar ndihmës i ri i trajnerit të kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi.
Veronese kështu zë vendin e të larguarit Paolo Tramezzani, i cili mori drejtimin e Luganos.
Kujtojmë se për këtë pozicion ishte kandidat edhe legjenda Lorik Cana, por në fund FSHF vendosi për italianin.