Patrik Schick është zyrtarisht një lojtar i Juventusit. Sulmuesi çek ka kryer sot vizitat mjekësore për klubin bardhezi.
21-vjeçari shënoi 13 gola në 35 ndeshje sezonin e shkuar me Sampdorian në Serinë A dhe së fundmi është bërë pjesë e kombëtares së Çekisë U-21.
Schick konsiderohet si e ardhmja e sulmit të Juventusit, ndërsa drejtuesit e klubit kampion të Italisë kanë preferuar ta afronin në ekip menjëherë duke sfumuar mundësinë për ta huazuar edhe për një vit te Sampdoria.