Prej kohësh ishte vendosur në radarët e skuadrës madrilene dhe tashmë është çdo gjë zyrtare. Nikola Kaliniç është lojtari më i ri i skuadrës Ateltiko e Madridit. 31-vejçari do të transferohet në Spanjë ku pritet të gjejë mbështetjen e trajnerit Simeone.
Klubi spanjoll ka derdhur 13 milionë paund në arkat e skuadrës së Milanit. Kështu kroati do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me spanjollët.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë faqja e klubit në “Facebook” ku thuhet se: “Nikola Kaliniç i bashkohet klubit tonë në një transferim të përhershëm nga AC Milan. Mirësevjen Nikola”.