Federata Franceze e Futbollit ka konfirmuar se Karim Benzema nuk do të marrë pjesë në EURO 2016. Sulmuesi i Real Madrid, nuk ka luajtur për kombëtaren e tij që në kohën kur është marrë në pyetje nga policia në nëntor, në lidhje me dyshimet për shantazh kundër mikut të tij, Mathieu Valbuena. Gjithashtu Benzema ka qenë i përfshirë në një rast të pastrimit të parave në të cilin ka qenë i thirrur si dëshmitar në gjykatë.
E gjitha kjo ka qenë një publicitet i keq për Benzema, e cila ka shtyrë teknikun Didier Deschamps dhe presidentitn e federatës, Noel Le Graet, që të përjashtojnë sulmuesin 28 vjeçar.
I mërzitur duket Benzema, i cili po kalon një formë të mirë, ku nëpërmjet një postimi në Twitter, është shprehur:
“Për fat të keq për mua dhe për të gjith ata që më mbështetin, nuk jam përzgjedhur për në Kampionatin Europian”.
Benzema do të jetë një mungesë e madhe për kombëtaren e Francës, që është një ndër pretendentet kryesore për fitimin e Euro 2016, që do të zhvillohet në verë, pikërisht në Francë.