Këngëtari Endrik Beba do të jetë banori më i ri i “Big Brother VIP 3”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai teksa ishte I ftuar në emisionin “Fan Club”, në Top Channel. Artisti tha se do të hyjë gjatë spektaklit të së martës.
“Jam shumë i lumtur që jam në Fan Club para se të hyj, jo pasi të dal. Dua të ndryshoj jetën time. Është një nga momentet e mia që të tregoj se kush jam”,tha ai.
Ai zbuloi gjithashtu se me një nga banoret, Sara Gjordenin, ka pasur një histori dashurie në vitin 2015. Por siç tregon ia theksoi se çdo gjë ka mbaruar dhe është në një raport me një vajzë tjetër dhe është prind i një djali.