Mario Gotze është zyrtarisht një lojtar i Borussia Dortmund. E përditshmja sportive “Bild” ka dhënë lajmin para pak minutash. Kampioni i botës u transferua nga Dortmundi në Mynih në vitin 2013 për 37 milionë euro. Nga atëherë, ylli i mesfushës nuk arriti të rrisë nivelin e tij, gjersa nën drejtimin e trajnerit Pep Guardiola gjeti shumë pak minuta. Klubi në muajt e fundit ia bëri të qartë atij se duhet të gjejë një skuadër të re, ku i garantohet një vend titullari.
Me kalimin e tij në Dortmund, Götze pritet të bashkohet jo vetëm me ish-shokun e tij të skuadrës, Marco Reus, por edhe me kolegun e tij te kombëtarja dhe shokun e ngushtë në jetën e përditshme, André Schürrle, me të cilin ai aktualisht po pushon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra, imagjinoni një treshe ofensive Reus-Götze-Schürrle! Të mjaftueshëm për magji, apo jo?