Duke filluar nga ndeshja e 24 marsit në Itali, kombëtarja shqiptare e futbollit do të vishet me uniformë të re. Sponsori teknik i ekipit përfaqësues, “Macron”, prezantoi ditën e sotme modelin e ri të uniformave që do të mbajnë veshur djemtë e drejtuar nga Xhani De Biazi të paktën deri në fund të kualifikueseve të Kupës së Botës “Rusi 2018”.
Në prezantimin e saj, veç modeleve femra dhe modelëve meshkuj që kanë veshur të parët këtë uniformë, i ftuar special ka qenë dhe portieri i Partizanit Alban Hoxha.