Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, pas mbledhjes së ditës së sotme, ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve për Tiranën.
Kështu Erion Veliaj është konfirmuar si kryetar i Bashkisë së Tiranës edhe për një tjetër mandat 4 vjeçar, pas certifikimit të rezultatit.
Në mbledhjen e orës 17:00, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në rendin e ditës në pikën 5 dhe 6 të saj mori vendimin për certifikimin dhe nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të të Bashkisë Tiranë dhe zgjedhjen e Këshillit të Bashkisë Tiranë, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019.