Goli mahnitës me gërshërë i Cristiano Ronaldos për Real Madridin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër tanimë skuadrës së tij, Juventusit, është shpallur Goli i Sezonit i UEFA-s.
Goli i Ronaldos, i cili u duartrokit atë natë nga tifozët kundërshtarë – që tani janë tifozët e tij – mori më së shumti vota, gati 200.000 nga totali i 346.915 votave, njofton UEFA. Ai e pason kolegun e tij të ri në Juventus, Mario Mandzukicin, i cili e fitoi këtë çmim vitin e kaluar për golin e shënuar ndaj Real Madridit në finale të Ligës së Kampionëve, derisa Lionel Messi e ka fituar këtë çmim në dy sezonet paraprake, 2014/15 dhe 2015/16.
Goli i Dimitri Payetit në fitoren 5-2 ndaj Leipzigut në Evropa Ligë fitoi vendin e dytë, ndërsa vendi i tretë i takoi Eva Navarros për golin e shënuar për Spanjën në triumfin ndaj Gjermanisë në finale të Kampionatit Evropian U-17 për femra