Merr fund makthi francez, 2 vjeçar, për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani.
28 vjeçari është rikthyer të vijojë karrierën e tij sportive, në Zvicër, aty ku u rrit dhe afirmua si futbollist.
Mesfushori kuqezi ka nënshkruar sot me ekipin e Sionit, i cili drejtohet nga ish ndihmësi i De Biazit, në krye të Shqipërisë, Paolo Tramezzani.
Lenjani u afrua te Sion si lojtar i lirë, pasi prishi kontratën me francezët e Rennes, ekip ku hasi shumë probleme gjatë këtyre dy sezoneve, duek e kaluar shumicën e kohës në tribunë.
Tani Lenjani do të kërkojë të rikthehet sërish në formën e tij më të mirë, ashtu si në kohët kur luante për St. Gallen.