INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zyrtare/ Luis Enrike do largohet nga Barcelona pas këtij sezoni

Zyrtare/ Luis Enrike do largohet nga Barcelona pas këtij sezoni

Publikuar më: 16:01 02-03-2017

Edhe pse arriti të fitojë shumë trofe nën drejtimin e Barcelonës, Luis Enrike tashmë ka marrë vendimin për të ardhmen. Ai nuk do të jetë më trajneri i katalanasve në sezonin e ardhshëm, teka ka deklaruar se do të largohet nga drejtimi i skuadrës.

Enrike u shpreh se ky është një vendim i vështirë, por i menduar mirë nga ana e tij para se të merrej. Ja deklarata e trajnerit të Barcelonës.

“Ju bëj me dije tëgjithëve se nuk do të vazhdoj pas këtij sezoni me Barcelonën. Eshtë një vendim shumë i vështirë por i medituar gjatë por jam krenar për gjithçka kam bërë. Jemi mbledhur me presidentin Bartomeu dhe drejtuesit e tjerë ku u kam bërë me dije vendimin tim. Por premtoj për tifozët, lojtarët dhe drejtuesit se do të impenjohem maksimalisht në 3 muajt e mbetur këtu.”

Article Logic
Execution time: 0.003648042678833