Lajmi po qarkullonte gjerësisht gjatë ditës së sotme, por tashmë ka ardhur edhe konfirmimi i vetë lojtarit i cili ka pozuar me bluzen e ekipit të ri.
Pas tre sezoneve mjaft të mira te Këlni, ku koleksionoi dhe ndeshjen e tij të 100-të në Bundesliga, për qëndërmbrojtësin ka ardhur koha që të kthejë faqe. Ai është transferuar zyrtarisht tek ekipi i Hamburg, dhe pas lajmërimit në Twitter të këtij të fundit, edhe vetëm Mavraj ka postuar një foto në rrjetet sociale me bluzen e re. Futbollisti 30 vjeçar transferohet në një ekip shumë më të madh për sa i përket emrit dhe trofeve, por aktualisht është në luftë për mbijetesë dhe shumë larg ish skuadrës së tij Këln. Të shohim nëse do të mundë të kthejë situatën.