Ishte telenovela e kësaj merkatoje verore dhe në ditën e fundit të mbylljes së saj, Mbappe ka zgjedhur ekipin e ri ku do të luajë për këtë sezon. Ai është lojtari më i ri i PSG-së dhe skuadra pariziene ka konfirmuar transferimin e sulmuesit Kylian Mbappe nga Monaco. Si Monaco ashtu edhe PSG, kanë konfirmuar arritjen e marrëveshjes, për transferimin e 18 vjeçarit në ‘Parkun e Princave’ me formulën: Borxh me detyrim blerje në fund të sezonit për 180 milionë euro! Një menyre kjo për t'iu shmangur Fair Play Financiar!