INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ZYRTARE/ Milan në duart e kinezëve, Berlusconi e shet përfundimisht

ZYRTARE/ Milan në duart e kinezëve, Berlusconi e shet përfundimisht

Publikuar më: 12:14 05-08-2016

Pas shumë muajve spekulimesh dhe zvarritjesh më në fund skuadra e Milanit sezonin e ardhshëm është në duart e grupit kinez.

Lajmi është zyrtarizuar ditën e sotme ku pas 30 vitesh Silvio Berlusconi ka shitur klubin te kinezët e ‘SinoEurope Investment Management Changxing’, që do të thotë se nuk bëhet fjalë për asnjë nga emrat e përmendur muajt e fundit, as grupi Fosun dhe agjenti i famshëm Zhorzh Mendesh.

‘Fininvest’ që zotëron Milanin ka njoftuar se ka shitur 99,93% të aksioneve, për një shifër prej 740 milionë eurosh, duke përfshirë borxhet për rreth 220 milionë.

Kush është ky grup?

Kjo kompani është përdorur për të përfunduar operacionin dhe ku ndër të tjera bëjnë pjesë edhe aixia Capital, që është fondi i shtetit kinez për Zhvillimin dhe Investimet, si dhe Yonghong Li, menaxheri që ka kryer bisedimet këto muaj.

Mësohet se bisedimet zgjatën rreth 1 vit dhe vetëm në ditët e fundit u hodhën hapat vendimtarë, për t’i lejuar Milanit të jetë aktiv gjatë kësaj merkatoje.

Article Logic
Execution time: 0.0035262107849121