INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Zyrtare, ministrat teknikë i nisin Ramës me postë dorëheqjet[VIDEO]

Publikuar më: 15:47 17-08-2017

Pas tre muajve në detyrë sot në mesditë zyrtarisht janë dorëhequr të gjithë ministrat teknikë të PD dhe zëvendëskryeministrja.
Mësohet se Zv/kryeministrja Lendina Mandija dhe ministrat Dritan Demiraj, Helga Vukaj, Mirela Karabina, Gazmend Bardhi, Xhuljeta Kërtusha e Arben Beqiri i kanë dorëzuar Ramës dorëheqjen në mënyrë elektronike.
Ndërsa Mandija ka dorëzuar mesditën e sotme në Kryeministri raportin që hartuan teknikët për zgjedhjet e 25 qershorit. Kështu pas tre muajve në detyrë, ministrant teknikët të PD largohen nga qeveria, ndërsa aktualisht kabineti Rama përbëhet vetëm nga ministrat e PS dhe të LSI. Ministrat e PD u emëruan nga Rama me propozim të Bashës në bazë të marrëveshjes së 18 Majit, si garanci për zgjedhjet e 25 qershorit. Kabinetet ministrore do të drejtohen deri në shtator nga zëvendësministrat.

Article Logic
Execution time: 0.0035529136657715