FSHF-ja kërkonte që ndeshja të luhej në orën 16:00, ndërsa pala maqedonase në orën 12:00.
Maqedonasit pretendojnë që takimi të luhet në orën 12:00, pasi kanë fluturime të planifikuara për lojtarët e tyre.
Delegatët e UEFA-s dhe FIFA-s kanë diskutuar gjatë për këtë situatë dhe në fund është vendosur që takimi të luhet sot në orën 14:00.
Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që për minutat e mbetura të ndeshjes së kuqezinjve, hyrja në shkallët e stadiumit të jetë e lirë për të gjithë tifozët që kanë dëshirë të jenë të pranishëm.
Natyrisht që një gjë e tillë nuk do të jetë e mundur për të gjithë, duke qenë se shumë prej atyre që ishin dje në impiantin më të ri në vend kanë udhëtuar nga qytete të ndryshme, por edhe nga Kosova.