INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zyrtare! Një tjetër kampion bote var këpucët në gozhdë

Zyrtare! Një tjetër kampion bote var këpucët në gozhdë

Publikuar më: 13:47 21-09-2018

Pas Andrea Pirlo, një tjetër kampion i botës në vitin 2006, i thotë “lamtumirë” futbollit të luajtur.Alberto Gilardino, ashtu si bën të ditur “La Gazzetta dello Sport”, ka refuzuar të vazhdojë karrierën në Serie C në Itali dhe vari “këpucët në gozhdë”.

36-vjeçari, i cili pati një ofertë edhe nga Monza, që së shpejti do të jetë klubi i dyshes Galliani-Berlusconi, ka deklaruar se do të vazhdojë karrierën si trajner.Në sezonin e fundit, Gilardino luajti me Spezia në Serie B dhe shënoi 6 gola në 16 ndeshje.

Veç triumfit me Italinë në Kupën e Botës 2006, Alberto Gilardino ka pasur një karrierë të suksesshme edhe me Milan, ku luajti nga viti 2005 deri në vitin 2008, ku fitoi një Champions League, një Superkupë të Europës dhe një Botëror për Klube.

Article Logic
Execution time: 0.0037291049957275