IN SPORT
Zyrtare / Odise Roshi firmos dhe prezantohet te Terek Grozny

Zyrtare / Odise Roshi firmos dhe prezantohet te Terek Grozny

Publikuar më: 12:37 22-07-2016

Odise Roshi ka firmosur kontratën 3-vjeçare me Terek Grozny, duke mbyllur transferimin e tij në kampionatin rus. Anësori i kombëtares kuqezi ka pozuar edhe me fanellën e skuadrës së re të Premier Ligës Ruse, në krah të shokut të pandarë, Bekim Balajt, dhe dy menaxherëve, Ardian Aliaj e Shkumbin Qormemeti. Ka qenë pikërisht ky i fundit që ka negociuar dhe udhëhequr me sukses këtë tratativë, duke i bërë sërish bashkë, si te Rijeka, dy kuqezinjtë.

Mësohet se Rijeka, që nuk e kishte në planin e vet mesfushorin shqiptar, që nuk ia dha hapësira aktivizimi edhe sezonin e kaluar, ka përfituar 500 mijë euro me këtë rast, një shumë jo e vogël, edhe pse për një lojtar të kombëtares nuk hyn dhe aq në sy.

Në gjurmët e tij ishte vendosur edhe Odise Roshi, që sot ka zyrtarizuar skuadrën e tij të re, ku shpreson të ketë aktivizim të rregullt dhe të mos ndeshë në pengesat që s’i superoi dot si duhet në Gjermani dhe Kroaci.

 

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0035510063171387