Sulmuesi francezë 18 vjecari Kylian Mbappe së bashku me presidentin e PSG-së, Al-Khelaifi dolën në një deklaratë të përbashkët për mediat.
“Isha në favor të qëndroja në Monaco. Kam biseduar me familjen time dhe kam marrë vendimin për t’iu bashkuar PSG-së. Projekti i Parisit më interesonte , madje edhe pa Neymar. Por kjo është një bonus shtesë, është e mahnitshme të luash me një futbollist të tillë. Unë do ta dëshmoj vetën time, dhe kam shumë për të provuar.”, ka thënë Mbappe.
Mbappe është huazuar te PSG-ja, por kjo e fundit është e detyruar që në fund të sezonit të paguaj klauzolën 180 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e plota të futbollistit francez.
18 vjeçari që ka zhvilluar afro 50 paraqitje me Monacon dhe ka shënuar 17 gola, ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me PSG-në.