INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zyrtare! Propozohet ambasadorja e re e SHBA-ve në Shqipëri, ja kush do të zëvendësojë Donald Lu-në [FOTO]

Zyrtare! Propozohet ambasadorja e re e SHBA-ve në Shqipëri, ja kush do të zëvendësojë Donald Lu-në [FOTO]

Publikuar më: 19:49 03-07-2018

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka propozuar në Senat, Ambasadoren e Amerikës në Shqipëri. Kathleen A. Kavalec pritet të zëvendësoje ambasadorin Donald Lu pas largimit të tij në Kirgistan. Kavalec është ambasadorja e tretë grua në vendin tonë.

Kavalec ka një karrierë 30 vjeçare në diplomaci dhe ka mbajtur poste si Zëvendës Ndihmës Sekretare në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit.

Ajo është përgjegjëse për Rusinë dhe për Çështjet Politike dhe Rajonale. Më parë, Kavalec shërbeu si Drejtore për Çështjet Ruse në të njëjtën Byro. Më parë, ajo ishte Zëvendës Shefe e Misionit dhe Zëvendës Delegate e Përhershme në Misionin Amerikan në Organizatën Arsimore, Shkencore dhe Kulturore të Kombeve të Bashkuara (UNESCO) në Paris (2010-2013).

CV e Kathleen Kavalec e publikuar nga DASH:

Kathleen A. Kavalec

Zëvendës ndihmës sekretare

Zyra e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike

Periudha në detyrë: Nga gusht 2015

Zëvendës ndihmës-sekretarja për Zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, Kathleen Kavalec e ka marrë detyrën si zëvendësndihmës-sekretare në gusht 2015. Në këtë cilësi, ajo është përgjegjëse për Rusinë dhe për Zyrën e Çështjeve Rajonale. Më parë ajo ka shërbyer si Drejtore për Çështjet Ruse në të njëjtën Zyrë.

Para kësaj, ka qenë Zëvendës Shefe e Misionit dhe Zëvendës Delegate e Përhershme në Misionin e SHBA në UNESCO, në Paris (2010-2013). Në periudhën 2009-2010, zonja Kavalec ishte Zëvendës Koordinatore për Asistencën e SHBA për Evropën, Eurazinë dhe Azinë Qendrore.

Ajo ka shërbyer më 2008-2009 edhe si Drejtore e Parandalimit të Konflikteve në Zyrën e Koordinimit për Rindërtim e Stabilizim. Detyrat jashtë vendit kanë përfshirë edhe ture në Ukrainë, Rusi, Rumani e Brazil.

Znj. Kavalec mban një “A.B” në Shkencat Politike nga Universiteti i Kalifornisë në Berkeley dhe një “M.S.F.S” në Shërbimin e Jashtëm nga Universiteti Georgetown. Gjuhët e huaja që flet janë rusishtja, frëngjishtja, spanjishtja, portugalishtja, rumunishtja dhe gjuha ukrainase.

kath.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034101009368896