Pas shumë spekulimesh me sa duket ka një Batman të ri. Bëhet fjalë për Robert Pattinson, që do të interpretojë në filmin e Matt Reeves.
Lajmi u bë i ditur nga “Variety”. “The Batman” pritet të nisë xhirimet në vjeshtë, i programuar për t’u projektuar në qershor 2021.
Deri tani dihej vetëm se Matt Reeves po kërkonte për rolin një aktor 25-33 vjeç, që përkon me moshën e ish-vampirit të “Twilight”. Emri i tij ishte më favoriti pas largimit të Ben Affleck.
Edhe “Collider” shkruan se Pattinson pritet të veshë mantelin e Njeriut Lakuriq Nate dhe se regjisori Reeves ka ndër mend të realizojë një trilogji.