Klubi i madh italian, Roma, ka mbetur pa trajner.
Skuadra e Romës ka ndërprerë punën me trajnerin, Luciano Spalleti. Lajmi është zyrtarizuar nga klubi kryeqytetas të cilët në një reagim kanë falënderuar Spallettin për punën dhe kontributin e tij.
“Ne duam që të shprehim falënderimet tona të përzemërta për Luciano Spallettin, për punën dhe kontributin e tij dhënë skuadrës”, ka thënë presidenti Jim Pallotta, shkruan "Claciomercato".
Klubi i Romës ditëve në vijim do të njoftojë trajnerin e ri, Spalletti tashmë e ka rrugën e hapur të hedhë firmën me Interin.