Futbollisti me origjinë shqiptare i cili aktivizohet në kombëtaren e Gjermanisë, Shkodran Mustafi, është transferuar zyrtarisht te Arsenali. Lojtari nga Gostivari ka firmosur kontratë 5-vjeçare me “topçinjët” e Londrës, ku do të lidhet me klubin anglez deri në vitin 2021. Mustafi la Valencian e Spanjës për të mbërritur te Arsenali, ndërsa për Vengerin ky është një përforcim cilësor në repartin e mbrojtjes. Te Arsenali Mustafi do të gjejë edhe shqiptarin tjetër i cili luan për Zvicrën, Granit Xhakën.