INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zyrtare/Shqipëria drejt plakjes, rënie rekord të lindjeve në vend

Zyrtare/Shqipëria drejt plakjes, rënie rekord të lindjeve në vend

Publikuar më: 12:07 14-08-2018

Shqipëria drejt plakjes. Familjet e reja po refuzojnë të sjellin në jetë shumë fëmijë. Edhe pse ky vendim shpjegohet me gjendjen financiare, është vënë re se familjet e reja po vendosin të sjellin në jetë gjithnjë e më pak fëmijë, duke ulur në shifra rekord lindjet në vend. Familje të vogla me një ose dy fëmijë kanë sjellë dhe ulje drastike të lindjeve në shkallë kombëtare. Nga të dhënat e fundit nga INSTAT për 3 mujorin e dytë të këtij viti, lindjet në shkallë kombëtare kanë rënë më shumë se 25%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më parë. Përkthyer në shifra konkrete, INSTAT thotë se, për periudhën Prill-Qershor të këtij viti u regjistruan 1.891 lindje më pak, se sa në 2017. Ky është tremujori i dytë rresht që lindjet shënojnë rënie të fortë dyshifrore. Madje, në tremujorin e parë të vitit, shtesa e popullsisë rezultoi negative, pasi numri i lindjeve rezultoi më i ulët sesa ai i vdekjeve.

Përkeqësimi i treguesve demografikë tashmë është kthyer në një trend të pandalshëm. Vitin e kaluar, numri i lindjeve në Shqipëri shënoi nivelin më të ulët që nga viti 1930, kohë në të cilën shteti shqiptar krijoi për herë të parë Regjistrin Civil. Por, ky rekord negativ pritet të përkeqësohet sërish këtë vit, pasi për gjysmën e parë të vitit, lindshmëria ka vazhduar të bjerë me ritme dyshifrore.
Që prej shembjes së regjimit e deri më sot popullsia e Shqipërisë është ulur gjithnjë. Shpesh ekspertët e kanë lidhur uljen e numrit të popullsisë me emigrimin masiv të qytetarëve shqiptarë. Por tashmë vendi po kërcënohet edhe nga shtesa natyrore negative e popullsisë, pra rënia e lindshmërisë nën nivelin e vdekjeve, çfarë do ta thellojë edhe më shumë tkurrjen e popullsisë.

Article Logic
Execution time: 0.003654956817627