Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar se më 28 mars Kombëtarja kuqezi do të luajë një miqësore kundër skuadrës përfaqësuese të Bosnjës.
Pas ndeshjes zyrtare me Italinë në 24 mars në Palermo, Shqipëria do të shfrytëzoje edhe datën e dytë të lirë të UEFA-s, ndërsa miqësorja do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.
Ky është njoftimi zyrtar i FSHF-së:
Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur akordin per ndeshjen miqesore per daten 28 mars, e cila eshte tashme zyrtare dhe e konfirmuar qe do te luhet ne "Elbasan Arena" kunder skuadres perfaqesuese te Bosnjes. Keshtu, pas takimit zyrtar me Italine ne 24 mars ne Palermo, Shqiperia do te shfrytezoje edhe daten e dyte te lire te UEFA-s, ate me 28 mars, ku skuadra e De Biazit do te prese ne nje takim miqesor Bosnjen. Gjithçka eshte zyrtare, dhe e konfirmuar. Kuqezinjte do te perballen ne nje test miqesor me skuadren e Edin Dzekos e shume lojtareve te tjere. Orari mbetet per tu konfirmuar ne ditet ne vijim.