INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zyrtare: Stresi në punë klasifikohet sëmundje, ja cilat janë simptomat

Zyrtare: Stresi në punë klasifikohet sëmundje, ja cilat janë simptomat

Publikuar më: 09:28 29-05-2019

Stresi që ju shkaktohet nga puna apo nga papunësia do të njihet zyrtarisht si një sindromë. Është agjencia speciale e Organizatës Botërore të Shëndetësië ajo e cila ka përcaktuar një përkufizim të tillë duke analizuar efektet që ky lloj stresi ka në shëndetin e njeriut.

OBSH ndër të tjera ka përcaktuar edhe direktivat që u duhen mjekëve për të diagnostikuar stresin nga puna si sëmundje.

Lodhja dhe stresi që shkakton puna përcaktohet si një nga faktorët që ndikojnë në trupin e njeriut dhe që e detyrojnë të kërkojë ndihmën e shërbimeve mjekësore.

Stresi nga puna konsiderohet një problem i lidhur me punësimin ose papunësinë", një sindrom që rezulton në "stres kronik në vendin e punës i cili nuk mund të menaxhohet.

Por cilat janë simptomat e kësaj sëmundjeje të re?

Sipas OBSH-së stresi nga puna karakterizohet nga tre shenja: ndjenja të lodhjes mendore dhe fizike, rritja e distancës mendore nga puna ose ndjenjat e negativizmit të cinizmit që lidhen me punën; reduktim i efektivitetit profesional. Stresi nga puna i referohet veçanërisht fenomeneve në kontekstin e profesionit dhe nuk duhet të zbatohet për të përshkruar përvojat në fusha të tjera të jetës.

Kjo sëmundje do të njihet tashmë botërisht duke nisur nga 1 janari i vitit 2022. Ky përkufizim i OBSH-së u bazua në rezultate të mbledhura nga ekspertë nga e gjithë bota. Klasifikimi i sëmundjes së OBSH-së siguron një gjuhë të përbashkët përmes së cilës profesionistët e shëndetësisë në të gjithë botën mund të shkëmbejnë informacione.

Article Logic
Execution time: 0.0035700798034668