INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zyrtarët e lartë të BE-së reagojnë ashpër: Ndjejmë keqardhje që opozita nuk është regjistruar ende në zgjedhje

Zyrtarët e lartë të BE-së reagojnë ashpër: Ndjejmë keqardhje që opozita nuk është regjistruar ende në zgjedhje

Publikuar më: 18:54 12-04-2017

Një një deklaratë të përbashkët, Zëvendës Presidentja e Bashkimit Europian, Federica Mogherini dhe Komisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn, kanë kritikuar qëndrimin e opozitës shqiptare për të bojkotuar parlamentin dhe për të mos u regjisturar në zgjedhje.

Në deklaratëën e përbashkët të dy zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian thuhet gjithashtu se Reforma në Drejtësi po sulmohet.

Deklarata e plotë:

Ndjejmë keqardhje për bojkotin parlamentar në Shqipëri dhe që opozita nuk është regjistruar ende për të marrë pjesë në zgjedhje. Debati politik nuk duhet të bëhet jashtë, por brenda parlamentit, sipas praktikës demokratike. Qytetarët meritojnë një lidership të përgjegjshëm.

Ne edhe një herë u kërkojmë të gjithë liderëve politike për të vepruar me përgjegjshmëri, në respect për institucionet dhe të hapin rrugën për zgjedhje demokratike, në linjë me standartet evropiane.

Në mënyrë më specifike, aq e kërkuara reform në drejtësi në Shqipëri edhe njëherë po vihet në rrezik. Ne u bëjmë thirrje të gjitha partive të kompletojnë formimin e institucioneve të vettingut. Duke sulmuar reformën juridike më tepërt që të sigurojnë implementimin e vetingut, me monitorimin e ngushtë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, dëmton të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Ne presim që anëtarët e Parlamentit të tregojnë përgjegjshmëri, mundësi për të reaguar brenda punës legjitime institucionale demokratike, dhe të qëndrojnë krah kerkesave të qytetarëve të Shqipërisë, që vazhdimisht kërkojnë që vetingu të vazhdojë si process I nisur dhe që të kenë gjyqsor të reformuar, që është gjithashtu një hap thelbësuar për vendin për tu bashkuar në Bashkimin Evropian.

Article Logic
Execution time: 0.0035920143127441