INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Zyrtarët europianë negociojnë për stabilitet politik. Po rezultati…[VIDEO]

Publikuar më: 14:46 25-04-2017

Dy “misionarët” europianë, Zv.Presidenti i PPE-së, David McAllister dhe eurodeputeti Knut Fleckstein kanë nisur takimet për zgjidhjen e krizës politike në vendin tonë.
Ata e nisën nga kuvendi me Ilir Metën dhe Kryeministrin Edi Rama që u pa nën shoqërinë e Gramoz Ruçit dhe Taulant Ballës.
Rreth orës 15, Zv.Presidenti i PPE-së, McAllister dhe eurodeputeti Fleckstein, u futën në ambientet e Kuvendit për të nisur bisedimet me palët pa praninë e mediave.
Ajo që dihet është se më herët dy zyrtarët europianë kanë kërkuar që kundështarët politik të kenë “firmosur” një marrëeveshje politike. Po kjo deri tani nuk ka ndodhur dhe lë të kuptohet se negociatorët nuk do të mund të ulin dot palët në tryezë.
Takimi i ndërkombëtarëve me Ramën, Bashën dhe Metën vjen pak ditë përpara 29 prillit, afatit të fundit të regjistrimit të listave të partive politike për zgjedhjet e 28 qershorit.
Vetë Rama dhe Basha kanë lëshuar kushtet e tyre që para nisjes së takimeve me zyrtarët e Brukselit.
Mësohet se Kryeministri Rama ka deklaruar se është i gatshëm të pranojë çdo kusht apo zgjidhje të ofruar nga opozita, por ofertat të mos shkelin Kushtetutën.
Edhe Basha ka shprehur gatishmëri për të negociuar dhe për të arritur drejt një marrëveshjeje të dakordësuar, por me kushtin që të krijohet një qeverie teknike dhe shtyrje të datës së zgjedhjeve.
Po në fakt edhe pse flasin kështu asnjë nga palët duket se nuk do takim pasi nuk po i hapin rrugë zgjidhjes së situatës së rëndë politike në vend.

Article Logic
Execution time: 0.0040271282196045