INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zyrtarët ''zemërgjerë'' për festat e fundvitit do të falin të burgosurit! Ja kush përfiton...

Zyrtarët ''zemërgjerë'' për festat e fundvitit do të falin të burgosurit! Ja kush përfiton...

Publikuar më: 13:51 30-11-2018

Me rastin e festive të fundviti mësohet se 630 të dënuar do të përfitojnë nga amnistia. Prioritet këtë vit do t'u jepet grave të dënuara.

Amnistia rikthehet pas 2 vitesh. Për herë të fundit të dënuarit kanë përfituar lirinë duke iu falur dënimin në vitin 2016. Personat e dënuar nga 6 muaj deri në 1 vit dënim me burg përfitojnë nga amnistia, dhe ata mbi 60 vjeç. Po kështu do dalin nga izolimi dhe të burgosurit që janë dënuar kur ishin minorenë, nën 18 vjeç. Ndërsa përjashtohen ata që janë me burgim të përjetshme dhe të dënuarit për dhunë në familje, krimet seksuale dhe korrupsioni i zyrtarëve të lartë.

Drafti është miratuar nga Ministria e Drejtësisë dhe do t'i kalojë qeverisë për miratim dhe më pas do jetë Kuvendi i cili në seancën e fundit të vitit do votojë ligjin. Pas miratimit në Kuvend, amnistia pritet të hyjë në fuqi në janar të 2019.

Article Logic
Execution time: 0.0036299228668213