INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zyrtari gjerman në takim me Xhafaj: Bashkëpunimi me Shqipërinë mbetet prioritet strategjik

Zyrtari gjerman në takim me Xhafaj: Bashkëpunimi me Shqipërinë mbetet prioritet strategjik

Publikuar më: 10:27 03-10-2018

Lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër terrorizmit, ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm, çështjet e migracionit të paligjshëm dhe azil kërkimit, si dhe procesi i vetting-ut në Polici kanë qenë në qendër të diskutimit të takimit që Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj pati me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Brendshme Federale të Gjermanisë, Stephan Mayer.
"Marrëdhëniet mes dy Ministrive reflektohen në marrëdhëniet e shkëlqyera policore, e shprehur kjo në operacione të përbashkëta, shkëmbim intensiv informacioni, si dhe disa aksione në proces" tha Xhafaj.
Sekretari i Shtetit duke nënvizuar nivelin e lartë të bashkëpunimit policor, theksoi nevojën për ta thelluar atë në vijim, duke deklaruar se bashkëpunimi me Shqipërinë mbetet një prioritet strategjik.
Mayer prezantoi një sërë projektesh të rëndësishme që do të paraqiten në javët në vijim, sidomos asistencë teknike, infrastrukturore e teknologjike për Policinë Kriminale dhe Policinë Kufitare shqiptare. Zoti Mayer pasi falënderoi ministrin Xhafaj për pritjen shprehu kënaqësinë dhe mirënjohjen për rëndësinë që po u jepet marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me Gjermaninë.

Article Logic
Execution time: 0.0037322044372559