INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zyrtari i lartë i Koresë së Veriut takim me Pompeon në New York

Zyrtari i lartë i Koresë së Veriut takim me Pompeon në New York

Publikuar më: 08:07 31-05-2018
Krahu i djathtë i liderit koreano - verior Kim Jong-u u takua me sekretarin amerikan Mike Pompeo në New York për të diskutuar rreth takimit historik. 
Gen Kim Yong-chol darkoi me Pompeon pasi fluturoi për në New York nga Kina dhe dyshja do të ritakohen të enjten.
Ai është zyrtari më i lartë i Koresë së Veriut që viziton SHBA-të në këto 20 vjet.
 
Presidenti amerikan Donald Trump më parë anuloi takimin e lënë për në 12 qershor, por të dy palët kanë bërë përpjekje të reja për të zhvilluar takimin, sipas planifikimit.
Planifikuar për t'u zhvilluar në Singapor, takimi historik do të jetë i pari takim, ku presidenti në detyrë i Amerikës do takohet me liderin e Koresë së Veriut.
Të mërkurën në mbrëmje, Mike Pompeo dhe Gen Kim mbërritën në një ndërtesë, pranë zyrave të OKB-së.
 
Më vonë, Pompeo do të shkruante në twitter: "Darkë e mirë pune me Kim Yong Chol në New York sonte. Biftek, misër dhe djathë në menu."
 
Në krye të takimit, Mike Pompeo ka përcaktuar qartë pozicionin e SHBA-ve.
 
Article Logic
Execution time: 0.0039148330688477