"Big Brother VIP Kosova" nisi dje sezonin e dytë, pa ndryshime në prezantim, me Alaudin Hamitin dhe Jonida Vokshin që drejtuan natën hapëse të reality show-t, me opinionistë të rinj (Bledi Mane dhe Anita Haradinaj), me një shtëpi më të madhe sic ishte thënë dhe më me shumë banorë, të paktën me më shumë se sa sezonin e shkuar.
Mes konkurrentëve të rinj kishte emra mjaft të njohur për publikun dhe disa më pak të njohur, teksa emrat që kishin qarkulluar në media paraprakisht ishin pjesë e shtëpisë, por pati mjaft surpriza nga produksioni. Lista me 20 banorët e asaj që do jetë shtëpia më e famshme në Kosovë për muajt në vazhdim është:
Blero Muharremi, këngëtar
Ledi Vokshi, sipërmarrëse
Shqipe Hysenaj, ish-konkurrente në “Për’Puthen”
Monika Salihu, këngëtare
Ylli Dervishi, organizator i "UNUM Festival"
Albana Vukaj, dermatologe dhe kujdestare për fëmijët me autizëm
Adri dhe Iliriana, të cilët garojnë si çift dhe janë këngëtarë
Blerim Lajci (Blerando), këngëtar
Alby Rydes, aktore e filmave për të rritur (pornostar-e)
Brikena Karrica, këngëtare dhe aktore
Gani Gërmia, humorist dhe gazetar
Lindita Halimi, këngëtare
Santiana Maloku, modele
Lumbardh Salihu, futbollist
Besart Zeneli, aktor
Edona James
Azem Gagica, tiktoker
Vesa Vllasaliu, tiktoker-e
Meti Alshiqi, model, ish-banor i "BBA"
Kujtojmë se personazhet e njohur do të konkurrojnë për çmimin e madh, 200 mijë euro.