INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zyrtarisht në sezonin e Demit; Të gjitha karakteristikat që duhet të dini për shenjën më të fortë të zodiakut

Zyrtarisht në sezonin e Demit; Të gjitha karakteristikat që duhet të dini për shenjën më të fortë të zodiakut

Publikuar më: 19:47 22-04-2019

Një e vërtetë e madhe për Demat është se flitet për njerëz të skajeve. Kur janë besnikë, janë vërtetë besnikë. Nëse janë të pabesë, janë tmerrësisht të pabesë. Nëse shpenzojnë, janë xhepshpuar. Kur janë kurrnacë, ia kalojnë Gjirokastritëve. Pra, përgatituni për skaje! Nuk u duket, sepse kanë karakter të qetë.

Në përgjithësi u pëlqen paraqitja, pra duan të kenë në krah një femër të bukur dhe të mbajtur, i japin jashtëzakonisht shumë rëndësi seksit. Nëse Demit i pëlqeni në shtrat, do gjunjëzohet përjetësisht para jush. Nëse jo, ka mundësi të mos e shikoni kurrë më. Kur dëshirojnë, lidhen lehtë. Kur nuk duan, nuk lidhen fare (e thamë, nuk kanë mesatare).Edhe në punë; ose janë shumë të sukseshëm ose nuk u ecën aspak ose kalojnë nga njëra tek tjetra pa shumë vështirësi dhe pa humbur asgjë.

Mund t'ju interesojë gjithashtu: Pse të kesh një shoqe Dem është më mirë se të kesh një thesar/ 3 karakteristikat që e dallojnë nga shenjat e tjera

Demi nuk e do aq shumë gruan amvisë, aq sa do një grua të zhvilluar, të formuar mendërisht dhe mbresëlënëse. I pëlqejnë shëtitjet, ushqimi i mirë, udhëtimet dhe argëtimi, po aq sa edhe të rrijë me partneren në shtëpi dhe të shohin televizor sëbashku. Nëpërgjithësi i pëlqen ta ndjekin në ato që do ai dhe jo të ndjekë ai të tjerët. Shpenzon për një grua dhe investon në lidhje, kur ka kuptuar se ajo është “e duhura”. Zakonisht e tërheqin vajzat tip, ato që nuk kanë për qëllim t’i lidhin këmbët. Aty shkon dhe ngjitet vetë...

POR edhe femrat Dem janë veçanërisht shumë të forta.NUK kanë nevojë të varen prej asnjë burri. Gjithsesi, ato dashurojnë me pasion. Janë nëna shumë të mira, madje shumë prej tyre janë edhe nëna beqare, pasi e marrin vetë këtë vendim.

Kanë marrëdhënie shumë të mira me kursimet dhe janë mjaft punëtore. E fundit që rri në zyrë deri në orët e vona të natës është patjetër e shenjës së Demit.

Tejkalojnë çdo vështirësi pa u grindur, e përballojnë me logjikë e guxim dhe rrallë e kujtojnë përsëri më vonë, sepse janë edhe shumë të këndshme në shoqëri.

Me një Dem në krah, do të ndihesh gjithmonë i sigurtë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037350654602051