INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zyrtarisht PS kërkon shkarkimin e Ilir Metës por gjykimin final ia lë Kushtetueses

Zyrtarisht PS kërkon shkarkimin e Ilir Metës por gjykimin final ia lë Kushtetueses

Publikuar më: 09:40 17-06-2019

Zyrtarisht Partia Socialiste ka kërkuar sot shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Këtë e komunikoi kreu i grupit socialist, Taulant Balla nga Kryesia e Kuvendit. Por ajo që vihet re në deklaratën e Ballës është se PS është tërhequr nga të cilësuarit aktin e Metës akt që gjykohet administarivisht. Shkarkimi i Metës në finale do të gjykohet nga Gjykata Kushtetuese.

“Zoti Ilir Meta ka humbur kërkesën të qëndrojë në atë zyrë në pëlqimin tonë. Ne socialistët nuk i përkasim kulturës së arbitraritetit dhe dhunimit të ligjit, do e ndjekim në mënyrë rigoroze të gjithë procesin. Shkarkimi do i shkojë për vlerësim Kushtetueses, që ka përgjegjësi të thotë fjalën e fundit. Me këtë rast i kujtojmë zotit Ilir Meta kërkesën e bërë nga Kuvendi në drejtim të tij, përmes rezolutës së miratuar të enjten që të reflektonte. Ai nuk reflektoi, ka sulmuar Kuvendin me një gjuhë jo të denjë. Por ky institucion nuk intimidohet, por i kujton se as ai as ata që braktisën Kuvendin dhe tentuan ta djegin me flakadanë s’kanë asgjë tjetër në dorë veçse nivelit të dinjitetit të tyre. Për sa kohë është President të mos na turpërojë më të gjithëve”, tha Balla.

Sipas Ballës, me vendimin e tij Presidenti ka cenuar parimin e ushtrimit të sovranitetit nga populli. “Arsyet e dhëna nga Presidenti kanë të bëjnë me shqetësimin e thellë për situatën politike, se kushtet aktuale s’do siguronin zgjedhje të vërteta gjithëpërfshirëse, bindjen se kjo është mënyra që ndihmon në zgjidhjen e krizës dhe se mbështetet në Kushtetutë. Kjo bie në kundërshtim të hapur me parimet kushtetuese. Së pari është cenuar rëndë parimi i ushtrimit të sovranitetit nga populli. Sovraniteti i takon popullit e ushtron në mënyrë të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet të zgjedhurve të tij. Në këtë kuptim i ka hequr sovranit të jetë i tillë”, deklaroi tha Balla.

Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale aktualisht. Por me zhdekretimin e datës 30 qershor nga Presidenti Meta për zhvillimin e zgjedhjeve lokale, duket se do të intensifikohet puna për bërjen funksionale sa më shpejtë të Kushtetueses. Sipas asaj që kanë deklaruar përfaqësues të PS, Gjykata Kushtetuese mund të formohet gjatë muajit korrik.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036509037017822