Keni dëgjuar e keni lexuar thashetheme më parë por tashmë është bërë zyrtare. Rita Ora do të jetë prezantuesja e “American’s Next Top Model”, duke zëvëndësuar kështu modelen e njohur Tyra Banks. Kush më tepër se Rita do të ishte prezantuesja ideale, duke ditur pasionin e saj për modën. Këngëtarja 25 vjeçare nuk është e re në emisione të tilla në TV, pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e jurisë “The Voice” dhe “X Factor”. Rita do të punojë me supermodelen Ashley Graham, shefin ekzekutiv të revistës “Papper” Drew Eliot dhe stilistin e famshëm Law Roach, të cilët do të jenë juria e emisionit. Sigurisht që nuk do të mungojë as Tara Banks, por tashmë me një rol të ri, si producente ekzekutive, pasi çdo modeleje të re, i duhet pak esencë “alla” Tyra.
Ndërkohë për rolin e saj të ri si një mentore për vajzat që aspirojnë për tu bërë modele, Rita tha për “Usa Today”: “Dua që karriera ime të jetë plot me larmishmëri aktivitetesh dhe roli i ri si mentore e modeleve është pika ku karriera ime qëndron për momentin, e cila ka të bëjë me faktin e të qënurit businessëoman dhe e aftë për të bërë shumë gjëra në të njejtën kohë, pra të kënduarit, aktrimi, stilimi, e modelingu.
Ish prezantuesja Tyra Banks, është e njohur për sinqeritetin e saj, opinionet e së cilës janë disa herë agresive. Mirëpo kur bëhet fjalë për American Next Top Model, ajo shprehet se Rita është prezantuesja perfekte për këtë eveniment.