INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zyrtarizimi i shqipes në Maqedoni. Nis diskutimi në Parlament më 5 shtator

Zyrtarizimi i shqipes në Maqedoni. Nis diskutimi në Parlament më 5 shtator

Publikuar më: 12:33 02-09-2017

Ligji për përdorimin e gjuhëve do të kaloj në Parlament për t’u diskutuar, një muaj pas miratimit në Qeveri. Mbledhja e deputetëve është parashikuar të zhvillohet më datë 5 shtator, ora 10:00, mësohet se pikë e vetme e rendit të ditës është diskutimi i propozim-ligjit për përdorimin e gjuhëve. Ligji do të shtojë përdorimin zyrtar të shqipes në të gjithë vendin, ku shqiptarët etnikë përbëjnë rreth një të katërtën e popullsisë prej 2.1 milionë banorë. Ai do të lehtësojë komunikimin në gjuhën shqipe në institucione si komunat, spitalet dhe gjykatat. Por, ky projekt-ligj, i cili parashikon se veç gjuhës maqedonase, gjuhë zyrtare është dhe shqipja dhe alfabeti i saj, do të kalojë për diskutime edhe në komisione të tjera parlamentare përpara se të votohet. Në një marrëveshje midis Partisë kryesore Social Demokratike, LSDM dhe partnerëve të saj të koalicionit shqiptar, u ra dakord të dërgohen për vlerësim dy pjesët kryesore të ligjit në Komisionin e Venecias. Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev deklaroi ndërsa ishte në takimin e liderëve të Ballkanit në Durrës se ligji për gjuhën shqipe tani është pjesë e programit dhe do të miratohet në Parlament, ndërsa ftoi edhe opozitën që ta votojë. “Ligji është pjesë e programit tonë qeveritar, do të diskutohet në Parlament. Ftoj opozitën që ta pranojë këtë ligj. Ne duam ta miratojmë këtë ligj, është në të mirë të qytetarëve tanë dhe ne duam të ndërtojmë një shoqëri për të gjithë qytetarët e vendit tonë. Pas votimit të tij, Komisioni Evropian dhe Gjykata Kushtetuese do të japë fjalën e fundit” deklaroi ai.

Article Logic
Execution time: 0.0034668445587158