Zgjedhjet e Kavajës do të mbahen në datën 25 qershor, në të njejtën ditë me zgjedhjet parlamentare.
Isa Sakja është kandidati i Partisë Demokratike që do të garojë për postin e kryetarit të Bashkisë Kavajë. Sakja është aktualisht kreu i PD-së në Kavajë. Ai do të jetë në garë me Dorian Muratin nga PS dhe Maksim Kona nga LSI. Kavaja shkoi në zgjedhje të parakohshme pas largimit nga detyrë të Elvis Rroshit, i cili ishte subjekt i ligjit të dekriminalizimit.