INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zyrtarizohet lista e LSI për Tiranën, kryeson Gjosha

Zyrtarizohet lista e LSI për Tiranën, kryeson Gjosha

Publikuar më: 15:57 29-04-2017

Në listën e LSI-së për qarkun e Tiranës për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit janë përfshirë plotë 19 studentë.

Ashtu siç është njoftuar më parë do të jetë ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ajo që do të drejtojë fushatën e kësaj partie në Tiranë, e ndjekur nga deputetja Kejdi Mehmetaj. Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi është vendosur e treta në listë dhe i katërti renditet sërish një politikan i ri, Endrit Braimllari. Luan Rama është vendosur i pesti në listë dhe së bashku me Ylli Shehun, që pozicionohet i nënti, janë deputetët aktualë të LSI-së që janë përfshirë në qarkun e Tiranës.

Kreu i kësaj force politike, Ilir Meta ka komentuar edhe refuzimin e ish-ministrit të Drejtësië, Ylli Manjani, për të qenë pjesë e listës për Tiranën. Ai tha se Manjani është i respektuar në vendimin e tij për të mos pranuar të kandidojë për LSI-në në zgjedhjet e ardhshme.

“Unë nuk komunikoj me statuse, aq më tepër me anëtarë të kryesisë, por vetëm në rrugë institucionale. Ka qenë në listë, nuk ka pranuar të jetë në listë, është i respektuar, listën e bëjnë forumet”, u shpreh Meta.

Lista:

Klajda Gjosha

Kejdi Mehmetaj

Floida Kërpaçi

Endrit Braimllari

Luan Rama

Klevi Pojana

Ardit Çela

Eriona Bixha

Ylli Shehu

Edmond Rrushi

Ralf Gjoni

Rea Kotani

Adela Karapici

Petrit Vargu

Dejana Kallogjeroviç

Fiona Dani

Kristi Xharau

Fatos Kaja

Linda Karadaku

Kevin Topi

Edmond Stojku

Ramazan Gjuzi

Fatjona Alilaj

Ira Vejsiu

Tea Islamaj

Bora Panajoti

Anxhela Poçi

Sidiola Basho

Rigels Gjikdhima

Sara Lleshi

Erklent Krifsa

Muharrem Berisha

Agron Xhafa

Gajetano Doçi

Amela Shkoza

Ana Hazizaj

Article Logic
Execution time: 0.0034589767456055