Është zyrtarizuar miqësorja që do luajë Kombëtarja shqiptar në datën 14 nëntor. Përballë kuqezinjve do jetë Norvegjia. Ndeshja miqësore do zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” dhe jo në “Loro Boriçi”, të Shkodrës. Hera e fundit që jemi përballur me norvegjezët është në eliminatoret e Botërorit “Brazil 2014”. Në takimin e luajtur në transfertë kuqezinjtë e drejtuar në atë kohë nga Xhani De Biazi morën një fitore minimale 0-1 falë eurogolit të Hamdi Salihit. Ndërsa sfida e kthimit në Shqipëri është mbyllur me rezultatin 1-1 me Valdet Ramën që kaloi i pari në avantazh kombëtaren tonë.