INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zyrtarizohet një tjetër kandidaturë që do të rivalizojë Bashën për kreun e PD [FOTO]

Zyrtarizohet një tjetër kandidaturë që do të rivalizojë Bashën për kreun e PD [FOTO]

Publikuar më: 15:11 01-07-2017

Pas Eduard Selamit, Astrit Sinanajt dhe me shumë gjasa Astrit Patozit, një tjetër kandidaturë që do të rivalizojë Lulzim Bashën është bërë publike këtë të shtunë.

Ka shpallur zyrtarish ambicien për të zëvendësuar Lulzim Bashën në postin e PD-së, kandidati Erion Piciri.

Piciri ka qenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës në këto zgjedhje dhe në profesion është një pedagog i shkencave politike

Sot depozitova kandidaturën time për kryetar të Partisë Demokratike. Në këto momente të vështira që po kalon opozita shqiptare dhe vendi në tërësi, e ndjej si detyrim politik dhe qytetar të jap kontributin tim në ringritjen e kësaj partie historike. Prej 25 vjetësh e ndjek dhe studioj politikën, e kam pjesë të preokupimit profesional dhe besoj se me pjekurinë e moshës dhe formimit të konsoliduar akademik, mund të jap një kontribut vendimtar në ringritjen e një opozite të bashkuar, luftarake dhe mobilizuese në mbrojtje të interesave tona shoqërore.

Programi im synon të instalojë në krye të PD-së një lidership autentik, gjithëpërfshirës, të vendosi garën për çdo post partiak dhe publik, të rikthejë konceptin e një partie ideologjike, vlerash dhe kauzash, të ridimensionojë PD-në si parti mazhoritare masash nga e djathta konservatore deri tek qendra social-liberale, të bashkojë të rinjtë dhe të vjetrit, të konsolidojë rolin e grupeve themeluese (të përndjekur, pronarë të vërtetë, të diskriminuar krahinorë dhe fetarë), të rrisi peshën e grupeve udhëheqëse të shoqërisë (intelektualët, sipërmarrësit dhe të rinjtë), të krijojë kultin e moralit, njeriut të zot dhe rezultatit, të kufizojë rolin e kryetarit dhe të forcojë rolin e figurave fituese me përgatitje dhe potencial elektoral.

Mbajtja e zgjedhjeve me 22 korrik eshte e nxituar, joproduktive dhe ndarese, jo bashkuese dhe konsensuale. Koha është e papërshtatshme dhe pamjaftueshme për një garë të ndershme. Kam besimin se organet e partisë do institucionalizojnë procesin dhe do zgjedhin një datë të arsyeshme në fillim vjeshte, në respektim të statutit dhe standardeve. Kështu do rritet uniteti dhe besimi i të gjithëve tek misioni, procesi dhe vetë lidershipi i PD-së. Kështu hyjnë në garë të gjithë potencialet konkuruese të opozitës, aq te nevojshem ne kete moment renieje te thelle elektorale. Partia Demokratike, ashtu sic këmbënguli për zgjedhje të lira dhe të ndershme në rang kombëtar, do gjejë mëncurinë të krijojë kushte për zgjedhje të drejta dhe të ndershme në gjirin e saj.

PD ka hyre ne nje krize rezultati, ne nje krize besimi te lidershipit dhe mund te hyje ne krize institucionale dhe mediatike nese nuk ve ne funksion mekanizmat demokratike te konkurimit. Lenia ne dore te ketij procesi te atyre qe jane traumatizuar nga humbja e gares mund te kete pasoja mbi vete unitetin dhe ringritjen e kesaj partie.

Tani eshte koha qe te gjithe te ruajme qetesine, te ruajme funksionimin statutor te partise, te gjejme unitetin dhe konsensusin per nje gare te hapur dhe te ndershme per te gjithe.

screenshot-9_1498914503-5310646.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036430358886719