INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zyrtarizohet trajneri i ri i Romës, ja cili është ai [FOTO]

Zyrtarizohet trajneri i ri i Romës, ja cili është ai [FOTO]

Publikuar më: 17:51 13-06-2017

Largimi i Luçiano Spalletit la bosh postin e trajnerit tek ekipi i Romës i cili pa shumë zhurmë sipas mediave italiane ka arritur të gjejë zëvendësuesin e të larguarit drejt Interit. Mbetet vetëm për t’u hedhur e zeza mbi të bardhë para se Eusebio Di Francesco të konsiderohet zyrtarisht trajneri i ri i Romës. Trajneri zgjidhi kontratën me Sassuolo, që në vend të tij ka zgjedhur Bucchi dhe pasi përshëndeti ambientin emilian shkoi në Trigoria ku nesër do të prezantohet si trajneri i ri i verdhekuqve. Di Francesco me kontratën e re dyvjeçare do përfitojë 1.5 mln euro në sezon, raporton “Gazzeta dello Sport”.

Roma e mbylli në vendin e dytë kampionatin e kaluar, edhe pse grumbulloi më shumë mirë se kurrë ndonjëherë në historinë e klubit kryeqytetas në Serie A.

Eusebio Di Francesco luajti katër vjet me Roma si futbollit, në kulmin e karrierës së tij, duke fituar edhe një titull në Serie A. Ai numëron 12 ndeshje me kombëtaren e Italisë. Karrierën si trajner e nisi te Pescara, e vazhdoi te Lecce dhe u bë i njohur me Sassuolo, ekip që e mori nga Seria B dhe e ngjiti deri në Europa League.

Prej tre vitesh, nën drejtimin e Di Francesco, Sassuolo ka garantuar lehtësisht qëndrimin. Ai do të zëvendësojë Spalletti, i cili u largua në fund të kontratës dhe zgjodhi të vazhdojë punën te Inter.

Article Logic
Execution time: 0.0036520957946777