INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zyrtarja maqedonase për plehrat nga Italia: Janë djegur ose groposur në Shqipëri

Zyrtarja maqedonase për plehrat nga Italia: Janë djegur ose groposur në Shqipëri

Publikuar më: 20:23 28-02-2017

Media italiane “Pianeta Italia” ka hedhur dritë mbi një skandal të mundshëm për zhdukjen e 1300 kontenierëve me plehra kimike për të cilët mendohet se janë groposur në Shqipëri. Dhe lidhur me këtë problem të madh, kjo media ka intervistuar një zyrtare në Ministrinë e Mjedisit të Maqedonisë, Eva Netkovska.

Sipas saj, 1300 kontenierët me lëndë të rrezikshme janë groposur në Shqipëri.

“Hetimi i zhvilluar nga policia italiane ka arritur në përfundimin se ato janë varrosur në Shqipëri. Sipas informacioneve tona Shqipëria është e përzierë në biznesin e plehrave.

Në disa zona të vendit ato groposen ose digjen...shpesh bashkë me plehrat normale futen edhe ato të rrezikshme...qarkullojnë sasi të mëdha parash...trafiku kontrollohet nga mafia”, thotë zyrtarja maqedonase.

Article Logic
Execution time: 0.0035500526428223