INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zyrtate nga Australia, ky llojë sporti është më i praktikuari

Zyrtate nga Australia, ky llojë sporti është më i praktikuari

Publikuar më: 18:00 21-02-2018

Hulumtimi i ri nga një kompani australiane, Roy Morgan që merret me ndjekjen e tendencave shoqërore , zbulon se noti është sporti numër një në Australi, sa i përket normave të pjesëmarrjes.

Të dhënat tregojnë se mbi gjashtë milionë australianë kanë notuar rregullisht ose herë pas here gjatë tre muajve të fundit duke mposhtur sporte të tjera si vrapimin, çiklizmin, golfin dhe tenisin që mbante vendin e parë. Kërkimi u përputh me lojërat e ardhshme të Commonwealth që do të mbahen në Bregun e Artë të Queensland-it, këto janë gjithashtu shifra inkurajues për industrinë e pishinave.

Hulumtimi u realizua, pjesëmarrësit mbi grupime sipas tipareve demografike, psikografike dhe të sjelljes, pjesa më e madhe vinte nga grupe të klasifikuara sipas stilit të jetesës, ku u vu re se familjet me të ardhura të larta e praktikonin më shumë këtë sport. Nga 6,025,000 notarë të rregullt ose të rastit, 3.45 milion ishin gra dhe 2.58 milion ishin burra.

hrhrthrthrtht.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037729740142822