INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do hyjë PD në zgjedhje? Flet Basha, bën deklaratën e fortë: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

A do hyjë PD në zgjedhje? Flet Basha, bën deklaratën e fortë: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Publikuar më: 23:28 24-09-2018

Kreu i PD për herë të parë ka folur në lidhje me zgjedhjet lokale dhe nëse do të marrë pjesë apo jo. Basha përballë Eni Vasilit në “Open”, u shpreh se do të hyjë në zgjedhe tregoi bindje se do të fitonte.

A do të hyjë PD në zgjedhje?

Do hyjë në zgjedhje dhe do të fitojë zgjedhjet lokale. Detyra jonë është që t’i japë fund grushtit të shtetit që qeverisë sot.

Kryetari i PD ka folur sërish për vettingun në politikë dhe për mundësinë e refuzimit nga ana e Kryeministrit Rama. Basha tha se nëse kjo masë nuk pranohet apo futet në kalendat greke, lind detyra që të bëjmë një konsultim mbarëkombëtar me qytetarët, për hapin tjetër që duhet të hedhim.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi gjithashtu se në përgjimet e Bajrave dalin telefonata dhe kontakte me ministrin Ditmir Bushati. Kryedemokrati, kërkoi edhe publikimin e këtyre përgjimeve. Ai u shpreh se bandat sot bëjnë ligjin, pasi bandat janë të lidhura me politikën.

Pse nuk na tregojnë ne përgjimet me Bajrat?! Kush del në përgjimet me ta? Del Ditmir Bushati. E di gjithë Shkodra që makinat e blinduara të Bajrajve ishin bodigardët e Ditmir Bushatit në fushatë. Dihet që nën ndërmjetësinë e Pëllumb Gjokës dhe të tjerëve, Ditmir Bushati vendosi marrëdhënie të drejtpërdrejta me Bajrajt dhe kërkoi prej atyre ndihmë në fushatë, në këmbim për t’ju hapur krahun dhe për të kontrolluar interesat në qytetin e Shkodrës. Jo njëherë, por dhjetëra herë. Ka dy ditë që Ditmir Bushatit i janë drejtuar pyetje nga Partia Demokratike. Sa herë ka komunikuar me Bajrajt? Sa herë është takuar me ta. Çfarë porosie u ka dhënë në emër të Edi Ramës? Çfarë falënderimesh u ka përcjellë në emër të Edi Ramës? Cili ka qënë komunikimi i tij i fundit me Bajrajt?

 

Article Logic
Execution time: 0.0038290023803711