INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'AKEP' nxjerr udhëzimet e reja për kompanitë celulare...

'AKEP' nxjerr udhëzimet e reja për kompanitë celulare...

Publikuar më: 11:39 16-01-2018

Tregu shqiptar i kompanive celulare dhe ai i ofrimit të shërbimit të internetit, kohëve të fundit përpos ofrimit të një seri shërbimesh inovative për vendin si futja e Roaming dhe Internetit Valor 4G, ka hasur edhe probleme bazuar në fluksin lartë të kërkesave të shërbimeve nga qytetarët.

Për të stabilizuar dhe rregulluar problematikat e hasura në këto shërbime Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare(AKEP) ka publikuar dokumentin me udhëzimet e reja për komanitë celulare.

Gjatë vitit 2018, AKEP do të ndjekë nga afër punën e BEREC mbi modelin standard të kontratave të konsumatorëve për shërbimet e komunikimeve elektronike.

Në veçanti, AKEP do të studiojë mundësinë për të kërkuar përfshirjen e dispozitave për kompensimin e konsumatorëve nëse shërbimi i ofruar nuk përputhet me kushtet dhe afatet e miratuara.

Këto dispozita do të zbatohen edhe për vonesat në portimin e numrit, dhe në një afat më të gjatë, edhe në situata të tjera kur cilësia e shërbimit është nën nivelin e rënë dakord në kontratë”, – thuhet në dokumentin e AKEP.

Një tjetër ndryshim që pritet të bëhet lidhet me rritjen e saktësisë së të dhënave të pajtimtarëve dhe numrave që ata regjistrojnë.

Sipas AKEP, për të eliminuar gabimet në emër apo mbiemër, regjistrimi do të bëhet sipas numrit unik të identifikimit. Këto ndryshime pritet që të reduktojnë edhe procedurat e portabilitetit të numrit, raporton Monitor.

“Gjatë pranverës së vitit 2018, AKEP do të hartojë ndryshimet në rregulloret dhe procedurat aktuale lidhur me portabilitetin e numrit, me qëllim mundësimin e një procesi portimi krejtësisht efektiv brenda 24 orëve. Për të lehtësuar procesin, informacioni lidhur me numrin që i është dhënë një pajtimtari do të lidhet me numrin unik personal të identifikimit të pajtimtarit dhe jo me të dhënat e emrit/mbiemrit të tij që shpesh shkruhen gabimisht dhe si pasojë vonojnë ose pezullojnë procesin e portimit” nënvizon AKEP.

Article Logic
Execution time: 0.0043261051177979