INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarm në Greqi! Virusi i Nilit po përhapet me shpejtësi rritet dhe numri i vdekjeve

Alarm në Greqi! Virusi i Nilit po përhapet me shpejtësi rritet dhe numri i vdekjeve

Publikuar më: 13:13 17-08-2018

Virusi i Nilit Perëndimor po bën “kërdinë” në Greqi, pasi numri i vdekjeve ka shkuar në pesë. Alarmi është vënë nga Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në Athinë. Bëhet e ditur se në Greqi janë regjistruar gjithsej 77 raste të infeksionit që nga fillimi i verës dhe ka kulmuar javën e fundit me 17 raste të reja.

Mësohet se virusi, i cili transmetohet nga mushkonjat e infektuara, është përhapur gjithashtu gjeografikish, në 33 bashki, duke përfshirë edhe Bashkinë e Athinës.
Virusi gjithashtu ka infektuar një numër personash në Viotia, Halkidiki, Selanik, Evia, Imathia, Pella, Corinth, Kilkis dhe Rethymno në Kretë.
Në shumicën e rasteve, të infektuarit kanë vuajtur probleme me sistemin e tyre nervor qendror kryesisht forma të encefalitit ose meningjitit.

Article Logic
Execution time: 0.0027318000793457