INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasadori Lu dhe Meta ja marrin valles nën këngën 'Baftjari' [VIDEO]

Ambasadori Lu dhe Meta ja marrin valles nën këngën 'Baftjari' [VIDEO]

Publikuar më: 10:33 27-05-2018

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta mblodhi politikanët shqiptarë mbrëmjen e djeshme në një darkë të organizuar për “Mëngjesi i Lutjeve”.

Takimi është shoqëruar me këngë dhe valle ku ambienti është kthyer në një pistë kërcimi për politikanët.

Mes tyre shihet i pranishëm dhe ambasadori amerikane Donald Lu  ku bashkë me Ilir Metën kërcejnë nën muzikën 'Baftjari'.

Kujtojmë që dje u mbajt protesta e opozitës, protestë e cila u shoqërua dhe me shumë incidente, fakt që nuk i ka penguar politikanët shqiptarë të festojnë dhe gëzojnë në këtë aktivitet.

Article Logic
Execution time: 0.0038478374481201